Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normale dhimbja pas ciklit?

Pershendetje dr. Mimoza pse kam dhimbje ne fund te barkut dhe anash pasi sot eshte dita e 8 e ciklit por jam e paster skam asgje me ngjyre vec te bardha po a eshte normale se cdo here kur perfundon cikli une kam kesi dhimbje por mjeku nuk me ka thene krejt normale eshte 3 - 4 dite kam dhimbje pastaj zhduken, ju pershendes dhe pres pergjigjen tuaj klm.

Celiii& Dino (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Celi

Dhimbjet në fund të barkut ndodhin për disa shkaqe dhe mund të mos kenë lidhje me ciklin menstrual. Nëse përcaktohet kështu edhe nga kontrollet gjinekologjike, analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale dhe të urinës mund të përcaktoj diagnozën e mundshme dhe preparatin më të efekshëm për kalimin e kësaj situate.

Gjithë të mirat.

/komuniteti