Infeksione gjatë shtatzënisë
Nora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora.
Infeksionet gjatë shtatzënisë, duhet të trajtohen domosdoshmërisht. Gjithësesi, konfimoje paraprakisht shtatzëninë, ndonëse kjo nuk do të thotë që nuk do trajtohesh me antibiotikë.
Preparati cefaloxin, gjatë shtatzënisë dhe ushqyejes me gji, rekomandohet vetëm në raste të rënda dhe në kontroll të mjekut.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe, para dy ditesh jam konstatuar me kete lloj infeksioni E.Col. Une e kam planifikuar shtatzeni, ne rast se jam shtatzene a ka ndonje rrezik? Gjinekologu me rekomandoi qe te perdore Cefalexin Tableta dhe Vita Gyn C. Jam duke i perdorur. A jane adekuate ne rastin tim dhe a kane efekte negative tek embrioni ne raste shtatzenie. Çfare me rekomandoni ju?
Ju lutem me tregoni ngase jam shume shume e shqetesuar.
Ju falenderoj jashtezakonisht shume.