Çrregullimet e ciklit
Njomza .....
(14 vite më parë)
Përshëndetje Njomza,
Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje kisha nje pyetje, ciklin e kam pasur te rregullt po nga muaji prill dmth ne date 27 prill e kam pas diten e pare te mujoreve mua me zgjasin 7 dite dhe prej atehere kam vonese te ciklit, jam pak e shqetesuar bera dhe kontrolle te gjinekologu im personal tha qe gjithcka eshte ne regull me dha te perdor tableta dobroston per rregullimin e ciklit ende jam duke i pi por kam dhe dhimbje ne fund te barkut dhe ne bel, cilat mund te jene shkaqet e voneses dhe a eshte normale?