Menstruacionet pas lindjes
Sala Gashi Loku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sala,
Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.
Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Une kam lindur qe 9 muaj dhe qe kur e kisha djalin 5 muajsh ka filluar cikli i pare menstrual pas lindjes, djali e ushqej akoma edhe me qumesht gjiri. Mirepo ciklin menstrual asnjehere nuk e kam te rregullt, zakonisht po me vonohen nga 2 jave gati cdo muaj dhe normal me zgjasin nga 5 dite, por momentalisht qe 10 dite jam me cikel menstrual, por jo cikel normal, por ne sasi te vogel ama pa nderprere. Po e kaloj dmth vetem me peqeta ditore, sepse sasia e vogel qe 10 dite njesoj, mirepo nuk po perfundojne. Cfare mendon rreth kesaj ceshtje, se nuk po kam ide, nuk me ka ndodhe me heret. Vetem mos te harroj rreth 5 ditet e para kam pase dicka me ngjyre te kafte, ndersa tani te kuqe. Falemnderit paraprakisht. Cdo te mire!