Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Injeksionet clexane

Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen e 5 te shtatzanise, pas 2 aborteve qe kam pasur, mjeku me ka rekomanduar qe te perdori injeksionet clexane 0.4 ml, prandaj deshta te ju pyes edhe ju sepse po frigohem shume se mos po ndikojne dicka ne zhvillimin e bebes, sa jane te rrezikshme? sepse une tani jam mesu dhe i marr vet ne barke, a duhet qe te pushohet pasi qe te marr? sepse e ndjej se kam dhimbje dhe per ata deshta te pyes se a jane te rrezikshme per bebin?

Vjollca Haxhiu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca,

Injeksionet Clexane përmbajne përbërës aktiv enoxaparin. Zakonisht janë përdorur për të ndaluar mpiksjen e gjakut të formuar brenda enëve të gjakut. Siguria e këtij medikamenti për përdorim gjatë shtatzënisë ende nuk është konfirmuar. Përdorimi i saj gjatë shtatzënisë rekomandohet vetëm kur kjo konsiderohet e domosdoshme nga ana e mjekut tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti