Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime menstruale

Pershendetje dr. me trego te lutem pasi perfundon paketen e pare me tableta diane 35 pas sa ditesh duhet te te paraqitet cikli menstrual pasi ciklin e kisha me 30.05. dhe tabletat nisa ti pi qe ne diten e trete, cikli me zgjati 15 dite dhe une para 3 diteve kam perfunduar me tabletat dhe sot mu shfaq perseri cikli, jam pak e shqetesuar sepse pas 10 diteve mu shfaq cikli perseri te lutem mu pergjigj sepse jam e merzitur?

Lona Bullaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina,

Trajtimi me Dianë 35, fillohet nga dita e katërt e ciklit menstrual, çdo ditë nga një tabletë (pa harruar asnjë kokërr), në darkë para gjumit. Pasi mbaron kutinë, pritet menstruacioni rradhës dhe ditën e katër të ciklit fillohet kutia e re. Ky trajtim duhet të zgjasë nga tre deri në gjashtë muaj.

Nëse preparation Diane 35 e ke përdorur rregullisht, cikli menstrual duhet të vijë brënda 7-të ditëve. Megjithëse nuk të kanë ardhur menstruacinet, nuk mendoj se ka filluar një shtatzëni gjatë kësaj periudhe.

Vlerësimi i trashësinë së endometrit me ekografi, do ta bëjë mjekun do të vendosë vazhdimin ose jo të këtij kontraceptivi.

Kontraceptivi Diane 35, ka siguri në mbrojtje ndaj shtatzënisë, deri në 99%. Nëse nuk përdor kontraceptiv, mundësia e shtatzënisë është e pranishme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti