Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me vezore

Pershendetje doktoreshe, jam nje grua 27 vjecare para para 3 vite kam abortuar edhe qe atehere ma smundem me mbet shtatzene, kam provuar ivf ne Belgjike mirepo pa sukses i kane gjetur vetem 3 embrione edhe qe te 3 jane kan te pa pjekura mire mjeku me ka thene qe nuk jane pjekur dozen e pirogan kam marrur 0.70 edhe qysh ne fillim kam filluar me qet doze hiq nuk ma kane shtuar tashti mjeku me ka propozu edhe njehere qe ta bej mirepo me doze te perogan me te madhe pyetja ime eshte a ka mundesi qe te piqen vezet ne kete radhe edhe a eshte ndonje semundje e pa sherushme mos pjekja e vezeve a ka mundesi qe te piqet vezet masi ne ivf kam deshtuar per arsyje qe nuk jane pjekur vezet ju pershendes pers nje pergjigjje nga ju

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Stimulimi i folikulit varet nga doza e medikamentit stimulus, që përdoret për këtë qëllim. Nëse mjeku të rekomanduar të përdorësh doza më të mëdha stimuluesi, kjo tregon që ai e sheh të arsyeshëm këtë veprim. Mos hezito të veprosh sipas këshillave të tij dhe unë shpresoj se së shpejti shtatzënia do të jetë e pranishme, nëse shëndeti i përgjithshëm dhe ai riprodhues i yti dhe i bashkëshortit të jenë normal.

Të uroj fat.

/komuniteti