Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit të çrregulluar

Pershendetje e nderuar doktoreshe, ciklin e fundit e kisha me 11 qershor dhe me daten 25 kam ca njolla te kafta kohe pas kohe, kam bere viziten te gjinekologu me rekomandoi tabletat Primolut Nor ti perdor mbas 24 oreve nese nuk ndalen njollat e kafta, desha tju pyes a ti perdor a jo mos kan ndonje efekt negativ, cista nuk kam, vezoret jane paster vetem problemi me ciklin e crregulluar qe paraqitet para kohe, ju pershendes me te mira.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena

Primolut Nor, është estro-progestativ. Përdoret në ç’rregullimet e gjakrrjedhjeve uterine primare dhe sekondare, në menstruacionet me shumicë dhe në endometriozat.

Primolut Nor, nuk duhet përdorur kur është i pranishëm dëgjimi i ulët që ka ardhur si rezultat i përdorimit të produkteve të tjera progestative. Nëse ndodhin zhurma të mëdha në vesh gjatë përdorimit të Primolut Nor, duhet ndërprerë menjëherë.

Preparati nuk duhet përdorur kur gruaja mund të dyshojë për shtatzëni, apo kur është në periudhën e gjidhënies.

Gjithë të mirat.

/komuniteti