Dhimbjet në fund të barkut
Jona Lufo
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erjona,
Me sa përshkruan, mendoj se dhimbja mund të ketë si shkak madhësinë e organeve gjenitale, praninë e ndonjë infeksioni kronik të indit të shkrifët për rreth mitrës që quhet parametrit por edhe mund të ketë shkaqe psikologjike.
Si fillim, të këshilloj një vizitë gjinekologjike për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni. Një këshillim me seksologun mund të jetë hapi i dytë dhe së fundi një këshillim me mjekun psikolog nuk duhet të neglizhohet.
Ju uroj gjithë të mirat.
Doktor jam 23 vjece. Me eshte bere seksi ferr... sa here bej dashuri me burrin tim kam dhimbje te medha ne fund te barkut. Edhe para lindjes kam pas dhimbje edhe tani pas lindjes perseri kam dhimbje... a ndikon gjatesia e penisit tek keto dhimbje se burri im e ka pak a shume te madh penisin. Te lutem me ndihmoni me pergjigjen tuaj sa me shpejte. Faleminderit.