Problem hormonal apo fillim i menopauzës?
Jonida Muca
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jonida,
Thatësia vaginale tregon që një problem hormonal është i pranishëm. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për të bërë disa analiza hormonale dhe një ekzaminim gjinekologjik.
Të rekomandoj të përdorësh xhel neutral si lubrifikant, për të lehtësuar raportin seksual.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Jam nje zonje 31 vjece me nje djale 10 vjec. Kam 1 vit qe kam tharje te vagines. Menstruacionet i kam te crregullta. Kete muaj erdhen 4 dite perpara dhe ndryshe nga heret e tjera zgjaten 3 dite dhe me njolla kafe diten e pare dhe te fundit. Ky eshte nje problem hormonal apo ndoshta fillimi i menopauzes? Faleminderit.