Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizja e bebes në fund të barkut

Pershendetje i nderuar, jam ne javen e 30 te shtatzanise, si kam hyre ne javen e 30 e ndjej levizjen e bebes poshte barkut gati ketu ne vete edhe jo shume levizje si perpara pak me shume kam pasur e jam bere merak cka eshte shkaku i kesaj dua ta di arsyen? Flm shume, ju pershendes.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Linda,

Nese beba jote prezenton me pelvik (domethene nese e ka koken lart perfundi brinjeve tua) eshte normale qe te ndjesh me shume levizjet e bebes ne pjesen e poshtme te barkut. Keshtu ndodhe normalisht, domethene shumica e bebeve prezentojne me pelvik aferisht deri ne javen 32 dhe pastaj kthehen me koke. Pasi te kthehen levizjet ndjehen me shume nen harkun brinjor.

Gjithe te mirat.

/komuniteti