Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet ndërhyrje kirurgjikale për mastitet?

Mjeke e nderuar ju drejtohem serish per problemin me gjirin. Qe disa here gjate gjidhenijes kam patur ndezje te gjirit. Me jane krijuar mastite te cilat sipas mjekeve jane ne permasa me te medha dhe nevojitet nderhyrje kirurgjikale si dhe ta nderpres gjidhenien djalit, perndryshe djalin e kam 15 muajsh por pasi kam patur qumesht nuk e kam nderprere. Ju falemderoj paraprakisht.

Rezarta Abazi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezarta

Duhet të veprosh sipas këshillës së mjekëve, për të larguar masat e krijuara në gji.

Djalin largoje nga gjiri, pavarësisht se ke qumësht. Largimi i qumështit me anë të medikamenteve, është praktika më e përdorshme.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti