Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebes

Pershendetje doktor, tash jam ne javen e 26 mirepo ajo qe po me shqeteson eshte se ka dy tri dite qe beben e ndjej shume rralle duke levizur nganjehere e ndjej sikur ne fund te barkut shkelmon por shume pak, me parpara e kam ndjere me shume qe ka levizur dhe shkelmuar e verejsha edhe me sy barkun kur me levizte beba e tash jo, a nuk eshte ne rregull dicka me beben apo eshte normale kjo jam shume e shqetesuar, pres pergjegjen tuaj me padurim, ju faleminderit shummme.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dita,

Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz rrallë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale. Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.

Të uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti