Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ergometrini pas abortit

E nderuar dr. te falenderoj per pergjigjet qe mi ke dhene deri tani. Me intereson nje gje rreth ergometrinit. A eshte normale qe me perdorimin e tij te kem dhimbje te forte ne mes te kembeve, prej gjurit e larte, mirepo ne anen e brendshme te kembeve. Dhimbja eshte e ngjashme me ndezjen e muskujve, dhe e pamundeson qendrimin ne kembe 2-3 ore pas injeksionit. E kam perfunduar terapine, mirepo dua ta di se a eshte normale ti kem pasur ato dhimbje, dhe a eshte dicka me rrezik per shendetin tim per te ardhmen. A kam bere keq qe i kam perdorur? Cdo te mire, V.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Ergometrin është një preparat që përdoret për të minimizuar gjakrrjedhjen, pas abortit ose pas lindjes. Ankesa nuk lidhet me përdorimin e këtij preparati. Një nga efektet anësore të tij, është rritja e lehtë e tensionit arterial që mund të japë dhimbje koke dhe ndjenjën e lodhjes. Nuk ka rrezik për shëndetin tënd në të ardhmen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti