Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione vaginale

E nderuar dr. Une po beje pyetje vazhdimisht ndoshta edhe po ju bezdis por kam nje pyetje jam ne javen e e 21 dhe po kam sekrecione vaginale shume, po me behen si kos, me nje fjale te them dhe po kane arome... mjekja me ka bere nje kontrolle vaginale dhe kam perdore mecalon dhe gino deketanol por e kote... po me duket para se ti perdor keto antibiotike analiza e urines e kam pas shume keq por tani kur i bera analizat e urines e kisha shume mire. Besoj qe ma ndihmuar mecalon dhe gino deketanoli; por po me nervozojne sekrecionet e bardha se po kam vazhdimisht dhe shume si kos sidomos masi te bej marredhenja me burrin shume kam dhe jane me ere!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të vlerësuar shkaktarin dhe trajtimin më efikas. Rezultatet do e orjentojë mjekun, për të rekomanduar një tjetër trajtim.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti