Javët e shtatzënisë
Lanika Lanika
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shkëndije,
Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.
Prandaj nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 10.10.2011, atëherë ju jeni në javën e 37 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 16.07.2012.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, dua te di diqka me sa e di une menstruacionet e fundit i kam pas me 10.10.2011 pasi e kam bere testin e me ka dale qe jam shtatzene kontrollen e pare te gjinekologu e kam bere me 29.11.2011 embrioni ishte 3mm dmth isha 5 javeshe tani me intereson te di cilen jave mund te jem une se disi ndonjehere me duken qe disi te perziera keto javet e shtatzanise?