Marrëdhënja për herë të parë
Granit Desipojci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Granit,
Himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajzave me himen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal. Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual. Tek shumë femra, ndodh që humbja e virgjërisë të bëhet edhe pa gjakrrjedhje. Çarja e himenit varet nga ndërtimi anatomik i tij dhe janë fenomene tepër individuale tek çdo femër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, kam pasur marredhenie per here te pare me te dashuren. Me heret e kemi provuar disa here, eshte ankuar per dhimbje dhe nuk kemi vazhduar me tej, por heren e fundit ne bem marredhenie mirepo e dashura nuk ka pasur gjakderdhje, a ka mundesi te shkaterrohet himeni pa gjakderdhje, apo a ka ndonje menyre tjeter te behet marredhenia e pare pa gjakderdhje?