Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar rreth lëvizjes së bebit në fund të barkut!

E nderuar doktoreshe! Jam shtatzane ne javen e 27. Ne pergjithesi nuk kam patur probleme dhe bebin e kam ndjere te levize larte (majtas, djathtas). Dje e ka ndjere bebin te levize ne fund te barkut dhe me shkaktonte pak dhimbje. Kur u ktheva nga puna ndenja 1 ore shtrire dhe isha mire. Mbasdite kur dola qe te ecja pak kisha shume dhimbje nga poshte sikur me shponte dicka. Jo ne menyre te pa nderprere, here me shponte here jo. U ktheva urgjentisht ne shtepi. Ndenja shtrire deri ne mengjes, nuk kisha dhimbje, edhe sot qe jam ne pune nuk kam dhimbje. Te lutem doktoreshe eshte dicka per tu shqetesuar? Tentova te lidhesha me mjekun qe me ndjek por ai nuk ndodhet ne Shqiperi. Nese duhet te bej patjeter nje vizite me lini nje orar te vije tek spitali ku ju punoni per nje vizite. Ju uroj gjithe te mirat.

Lila Lila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Jeni e mirëpritur të më kontaktosh në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti