Mos shtimi në peshë në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Luljeta,
Nëse ecuria e shtatzënisë është normale dhe zhvillimi fetal është normal, nëse shtatzëna konsumon rregjim ushqimor të vlerësuar në sasi dhe cilësi, konsideroj se mos shtimi në peshë deri në fund të tremujorit të parë nuk është problematik.
Megjithatë situata nuk duhet të lihet kështu, se mos shtimi në peshë mund të mos lidhet me shtatzëninë për mund të lidhet me faktor të tjerë shëndetsor të shtatzënës. Të rekomandoj të konsultohesh me mjekun tënd gjinekolog.
Gjithë të mirat.
Fabiola Skreli
(14 vite më parë)
luljeta dhe une 3 muajt e pare nuk shtova ne peshe por rashe dhe 1 kg,kurse sot qe jam ne muajin e 9 kam mare 16 kg prandaj mos u shqeteso
e pëlqyen (1)


I nderuar Dr. Memli. Duke ju falenderuar per pergjigjet dhe sqarimet qe na dergoni, kam nje pyetje per ju! Tani jam ne javen e 11 te shtatzenise, ndihem mire me shendet, por nuk kam shtuar ne peshe, ne perjashtim se javen e fundit paksa barku me eshte rritur, a eshte normale kjo ne kete moshe te shtatzenise? Me shume respekt!