javë pas jave
Përshëndetje Melita,
Gjatë periudhës së shtatzënisë është e rëndësishme të ruhet një ekuilibër midis moshës së saj dhe peshës së gruas (peshës së nënës së bashku me fetusin). Nuk ka rekomandime të standartizuara, pasi ky ekuilibër është edhe problem individual i çdo personi. Në mënyrë të përafërt është e mundur të jepen shifra orientuese të cilat edhe mund të vlejnë për çdo grua shtatzënë.
Nuk mund të thuhet se një grua ka shtuar apo jo në peshë gjatë shtatzënisë, pa u vlerësuar/llogaritur me formulën e indeksit të masës trupore para shtatzënisë. Megjithatë, studimet referojnë se shkaku thelbësor i rritjes së peshës trupore gjatë shtatzënisë, është kequshqyerja dhe konsumi i lëngjeve në mënyrë të pa kontrolluar.
Duhet patjetër të rregullosh rregjimin e ushqimit dhe konsumit të lëngjeve. Kontakto specialistin dietolog, për të rregulluar rregjimin ushqimor.
Vitaminat dhe mineralet që merren janë shumë të domosdoshme. Marrja e tyre me tableta, nuk rekomandohet të bëhet pa arsye. Ato rekomandohen të përdoren, nëse konstatohet mungesë e tyre në organizmin amtar.
Gjithë të mirat.


E nderuara doktoreshe une jam ne shtatzanine e dyte kam probleme me shtim te tepert te peshes por kjo ka ndodh edhe ne shtatzanine e pare ashtu qe une i pata shtuar 25 kg deri ne lindje dhe e njejta situata po me perseritet, kjo po me pengon mjaft edhe pse pesha nuk po reflektohet tek ndonje problem shendetesor sepse nuk kam problem me tension e as me sheqer mirepo mua po me pengon per kryerjen e aktiviteteve te perditshme, tani jam ne javen e 30 dhe i kam shtuar dikun afer 10 kg dhe tani qe jam ne tremujorin e fundit te shtatzanise, a ka ndonje problem mos ti marre vitaminat sepse edhe ato po me pengojne, koheve te fundit nuk jam duke e i marr, ato jane forvit kapsula nuk e di sa eshte ne rregull mos te perdor fare?