Gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë
Blerta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerta.
Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë nuk ka lidhje me albuminurinë, por tregon për rrezik lindje parakohe. Me ekografi duhet matur qafa e mitrës, që quhet cervikometri.
Shkaqet e gjakrrjedhjes gjatë shtatzënisë, janë të ndryshme. Vetëm me analiza dhe ekzaminime mund të gjendet shkaku, i cili dominohet me trajtim dhe këshillime suplementare nga mjeku që lexon analizat.
Quhem Blerta jam 28 vjece dhe jam shtatzan gati 23 javeshe. Para nje jave pesova gjakderdhje. Nuk e kuptoj nga me erdhi dhe jam tremb shum por pasi bera analizat dola qe kisha albuminen, por se di qe albumina mund te me shkaktonte te tille probleme. Albuminen e kisha te larte 4,32 dhe per kete perdora mjekim. Dua qe te mos me perseritet me i tille problem deri sa te lind se e kam shtatzanine e pare dhe ju lutem me sugjeroni cfare duhet te bej deri sa te lind?
Faleminderit.