Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni Candida (myku)

Pershendetje doktor, jam ne muajin e 6 te shtatzanise dhe ka rreth 4 dite qe kam shume kruarje, djegje, sekrecione si gjize, a mos eshte myk? Jam mjekuar edhe njehere para tre javesh per kete infeksion dhe pata shume rezultat, por serish mu shfaq. Cfare me keshilloni te perdore?

Kloa 1 (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Era Era,

Kandidoza vaginale, është infeksion i zakonshëm në shtatzëni. Nuk është infeksion i rëndësishëm, dhe ka ndikim shumë të vogël tek ecuria e shtatzënisë.

Më i preferuar është trajtimi me ovula dhe kremra lokalë. Vetëm mykograma, do të tregoj lloj e antimykotikëve më efikas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti