Dhembje në fund të barkut
Leandra Limani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lorena,
Dhembjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë mund të vijnë nga zmadhimi i mitrës si rezultat i shtatzënisë, mund të jenë një nga shenjat klinike për rrezik aborti apo rrezik lindje parakohe. Gjithashtu, ato mund të lidhen edhe infeksionet urinare apo infeksionet gjenitale që shoqërojnë shtatzëninë.
Prandaj paraqitu tek mjeku, që me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime, të zbulojë shkakun e dhembjes që ndjen në fund të barkut. Duke gjetur shkakun, është i mundur trajtimi për të shmangur pasojat jo të këndshme.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje deshta tju pyes per dhimbjet ne fund te barkut, a jane normale gjate javes se 33 te shtatzanise? Jam e shqetesuar deshta te me ndihmoni ne lidhje me kete pyetje? Faliminderit.