Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zbutja e qafës së mitrës

Pershendetje prape doktoreshe, une te pyeta per zbutjen e mitres gjate shtatzenise. Une jam ne muajin e 9 te shtatzanise dhe jam hapur 1 cm dhe mjeku me tha qe qafa e mitres eshte zbutur, a do te thote qe do te lindi tash? Faliminderit per pergjigjen tuaj. Gjithe te mirat.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta,

Zbutja e qafës së mitrës, është një fenomen fiziologjik për të gjitha shtatzënitë e kësaj moshe. Qafa e butë e mitrës, deri në një farë mase, tregon për lindje. Hapja 2-3 cm dhe shkurtimi i qafës së mitrës, tregon që aktiviteti i lindjes është afër.

Megjithatë mjeku që të ka kontrolluar, e njeh më mirë situtën dhe ecurinë e shtatzënisë tënde.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti