Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infertilitet i çiftit

Miredita doktoreshe, jam Bina, ciklin menstrual e kom te rregullt cdo muaj por edhe pse po bej kontrolle gjinekologjike nuk kam ndonje far shenje per te ngele shtatzene, kam provuar afer nje vit por nuk kam mbet jam e shqetesuar shumr nuk po di qka te bej mbase as shenjen me te vogel nuk e kam qfare do te me sygjeronit ju? Faleminderit shume, jeni e mrekullueshme.

Bina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Duhet më shumë optimizëm, mbi problemin që shtron. Ti duhet të dish se, definohen infertil çiftet kur nuk konceptojnë fëmijë të dëshiruar deri në tre vjet raporte seksuale. Nga kjo, unë mendoj se ju si çift keni akoma shumë mundësi për fillimin e një shtatzënie.

Duke pranuar, që nga kontrollet dhe ekzaminimet gjinekologjike, çdo gjë është mirë tek ty zonjë, ju rekomandoj që bashkëshorti të kryej vlerësimin e spermogramës.

Ju uroj fat.

/komuniteti