Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim pas lindjes!

Pershendetje e nderuar doktoreshe... kam pothuajse 6 muaj qe kam lind, dhe deri tani sme kane ardhe menstruacionet... ka nja 3-4 dite qe kam shqetesim ne fund te barkut... qe me theksohet ne mbremje... kam goxha dhimbje... ka mundesi te jene duke me ardhur menstruacionet? nese po sa dite qendrojne menstruacionet e para pas lindjes, se do vemi ne Turqi me pushime e me thane qe rrine 40 dite?!

Marsi Mars (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Nëse bebin e ushqen vetëm me qumësht gjiri, mestruaciont mund të vonohen deri në një vit.

Pas lindjes, gjakrrjedhja quhet lohje dhe nuk është gjakrrjedhje për shkak të menstruacioneve. Lohjet zgjatin edhe deri në 40 ditë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti