Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rezultatit të spermogramit

Pershendetje doktoreshè, desha t'iu pyes rreth rezultateve te spermogramit, se a mund tè mbes shtatzane me keto rezultate: vèllimi 2.4 ml era karakteristike p h 6.4 vizkoziteti normal nr. I spermatozoideve 48x109/L spermatozoid tè lèvizshèm 42% spermatozoid pak te lèvizshmèn 30% spermatozoid tè pa lèvizshèm 28% forma normale 83% forma patologjike 17% eritrocite 1-2 leukocite 4-5 qeliza 3-4 m'falni qe e zgjata po jam bè shumè merak se mjeku po thote qe rezultatet jane tè mira mirèpo unè qe 2 vite spo mund te mbes shtatzane. Faleminderit.

Manushe Ismaili (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilire

Rezultatet e spermogramës, vlerësohen nga mjeku androlog. Më vjen mirë që mjeku ka thënë se rezultatet janë të mira. Që të fillohet një shtatzëni, duhet që përveç spermatozoidëve vitalë, edhe shëndeti riprodhues i femrës të jetë në kondicione optimale. Prandaj të këshilloj që përpara se të tentosh për shtatzëni, të bësh këshillim parakoncepsional.

Të uroj fat.

/komuniteti