javë pas jave
I nderuar zotëri.
Ndërprerja e shtatzënisë mund të ndodh për shkaqe të ndryshme. Pas kryerjes së abortit, së pari; duhet kryer ekzaminimi histopatologjik i mbetjes nga aboti, për të gjetur disa nga shkaqet e tij, së dyti; përdorimi i antibiotikëve dhe ovula disifektuese, janë të domosdoshme të përdoren nga gruaja, së treti; paralelisht duhet të kryhen analiza dhe ekzaminime specifike, për të kërkuar edhe shkaqe të tjera të mundshme të ndodhisë.
Pas trajtimit, kur të kenë kaluar 6-të muaj nga aborti, organizmi dhe organet gjenitale janë kthyer në normalitet. Megjithatë, përpara se të fillohet një shtazëni e re, duhet të kryhen këshillime parakoncepsionale me mjekun gjinekolog. Nëse gjithshka është mirë, mund të fillohet shtatzënia e re e dëshiruar.


Gruaja eshte ne javen e 8 te shtatezanise, mjeket kane konstatuar se fryti nuk zhvillohet, cilat jane hapat qe duhet te nderrmeren?