javë pas jave
Pershendetje Megi,
Qafa e mitres eshte nje organ i cili te femrat te cilat kane lindur ka forme cilindrike. Nese lindja ka qene e veshtire dhe beba me peshe te madhe, mund te ndodhe qe qafa e mitres te çahet. Ne kete rast epiteli nga brendia e qafes se mitres del ne siperfaqen e jashtme dhe shkakton infeksione te shpeshta te cilat menaxhohen me veshtiresi. Kjo çarje mund te shihet me ekzaminim gjinekologjik me spekulum (instrument i cili futet ne vagine) me ose pa ndihmen e kolposkopit. Besoj se ky mund te jete problemi qe ke ti. Kjo çarje duhet te qepet, sepse siç e thashe me pare, ti ne vazhdimesi do te kesh shenja te infeksionit.
Ndryshimet mikroskopike ne qelizat e qafes se mitres zbulohen me te ashtuquajturin PAP test. A ke bere PAP test?


Pershendetje. Gjate gjithe kohes se shtatzanise kam qene me myk (candida) pas lindjes dola me infeksion te rende urinar sa qe me bllokonte urinen dhe favorizohej nga myku tek vizita e fundit mjekja me tha se qafa e mitres eshte gervishtur. Jam shume ne merak. Ju lutem me thoni cfare mund te sjelle kjo gervishtje? Cfare pasojash?