Shtatzënia e padëshiruar
Teuta Vokshi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Teuta,
Kontraceptivët emergjent duhet të merren mbrenda 72 orëve pas marrëdhënies seksuale sepse pas kësaj kohe nuk kanë efekt të sigurtë. Por nëse ke vonesë cikli, atëherë kryej një test shtatzënie. Testi i shtatzënisë jep rezultate më të sakta kur bëhet në javën e parë pas ditës së pritshme të menstruacioneve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor, jam ne dyshime se mos po mbes shtatzene. Ciklin menstrual e kam pasur me daten 16 qershor deri me 21 qershor. Ndersa marredhenie kam pasur 5 dite pas ciklit (26 qershor). Kam perdorur prevent emergjent levonorgestrel-richter 0.75mg tablets, por nuk e di a jane te sigurta apo jo? Pas sa ditesh mund te bej testin e shtatzenise, kur eshte koha me e duhur qe tregon rezultat me te sakte? Te lutem doktor me informo se a ka mundesi te mbetem shtatzene apo jo? Ju kam shkruar disa here sot, por nuk mora asnje pergjigje nga stafi i juaj. Ju lus te me jepni nje pergjigje sa me shpejte. Me respekt, Teuta.