Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzanisë

Pershendetje doktor jam Laura ju kam bere nje pytje edhe ju mu pergjigjet rreth ivf. Ju me kishit pyetur qe nuk e kuptoni a ka qene shtatzania e pare me ivf. I nderuar doktor une kur kam mbetur per here te pare shtatzene kam mbetur natyral pa ndihmen e mjekut kur kam tentuar te mbetem shtatzene kam mbetur menjehere. Mirepo tashti ma spo jes edhe ne ivf mjeku me ka thene qe vezet nuk jane pjekur kane qene te reja mirepo mua kjo gje me shqeteson a ka mundesi qe vezet te piqen kete here kur ta provoj ivf?

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Laura,

Nëse IVF është metoda e vetme për të mbetur shtatzënë për ty, atëherë të rekomandoj që të provosh sërish. Gjinekologu yt do të dozojë stimuluesit e ovulacionit për të marrë numër të mjaftueshëm të qelizave vezë, shpresoj që këtë herë vezët të piqen mjaftueshëm për të arritur sukses.

Të uroj fat.

/komuniteti