Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve gjatë menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe e nderuar, te falenderoj shume per pergjigjet qe na i jep. Kam nje pyetje, sot e kisha diten e pare te ciklit dhe per gati 3 ore ne nderkohe kisha dhimbje te medha tek fundi i barkut, gjithashtu edhe 3 apo 4 dite para se me me ardhe me ka ndodh e njejta gje nderkoh kisha dhimbje te medha tek fundi i barkut. Theksoje kurre nuk me ka ndodh keshtu, deshta te dije a eshte gje normale apo ka vend per shqetesim.? Ju faleminderit shume.

Dona Ahmeti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona,

Dhimbjet gjatë menstruacioneve janë "normale" dhe i ka secila grua që ka cikël menstrual në të cilin ka ovulacion. Nëse dhimbja është e padurueshme dhe nëse pengon aktivitetet e përditshme, atëherë kjo është për t'u brengosur. Në këtë rast duhet hulumtuar origjina e dhimbjes që ke. Nëse dhimbja është aq e fortë sa që për 30-40 minuta të bën që të marrësh pozicion të detyrueshëm, atëherë duhet bërë një kontrollë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti