Rreth analizës patologjike të fetusit pas abortit
Sonila Nitaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila
Nga leximi i ekzaminimit histopatologjik, vlerësohet se shkaku i abortit nuk ka ardhur si problem i placentës. Për këtë arsye mjeku ka rekomanduar të bësh kariotipin, pasi një nga shkaqet e mundëshme të abortit është defekti gjenetik. Disa ekzaminime të tjera lidhen me vlerësimin e shkaqeve infeksioze, endokrine, imunologjike apo të faktorëve të patologjive sistemike të nënës etj.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, desha te ju pyes rreth ketij pershkrimi qe me kane dhene pas missed abortit ne javen e 11 rreth analizes histopatologjike per te pare kinese shkakun andaj po ju pershkruaj ata dhe me shpjegoni pak ju lutem qka dmth kjo dhe se a shef ndonje shkak sipas kesaj: materiali i pranuar eshte kiretman i bollshem ne te cilen gjenden pjese indore ngjyre gri dhe koagule te pakta gjaku. Mikroskopikisht verehet kryesisht ind placentar me vile horiale edematoze, hidropike me trofoblast te holluar. Por vihen re edhe disa vile vaskulare me poliferim polar te trofoblastit, ndonje vil me zgjerime cistike ne strome. Ne ndonje vil nuk verehet invagim i trofoblastit. Dukja morfologjike i perket ndryshimeve hidropike vilare (te njohur edhe si abort hidropik) ne tremestrin e pare. Ju lutem qka dmth kjo dg: degeneratio hydropica villi chorialis. Me pas mjeku me tha te beje edhe keto analiza: kariogrami i te dy bashkeshorteve, t3, t4, tsh, anti tpo, anti tg, prl, a mjaftojne keto analiza mbas abortit per te vazhduar tutje apo ke edhe ndonje sygjerim tjeter, ngase ne kosove nuk behen te gjitha llojet duke perfshire edhe ato gjenetike. Ju falenderoj jashtezakonisht per keshillat te cilat jane ndihme e madhe per ne femrat qe vazhdimisht sprovohemi gjate gjithe jetes me gjera te ndryshme. Pune te mbare.