Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku në javët e para të shtatzënisë

Pershendetje dr. desha te dije a jane normale ne javet e para te shtatzanise dhimbjet e lehta ne fund te barkut?

Sara Tip (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Sara

Dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë, kur nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Locha (14 vite më parë)
Pershendetje jam 20 vjeqare jam ne fillim te muajit 3 te shtatezanis kam vazhdimisht dhimbje te fundit te barkut te forta,oreks per ushim nuk kam hiq dhe vjell gati qa te ha qe 5 dit isha te doktorri ne ultra tingull femija zhvillohet mir me kshilloi vetem te pushoj sa me shum,perdori vetem vitamina gravid qka me keshilloni ju? Me repekt Adelina

/komuniteti