Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi i kohëzgjatjes së shtatzënisë për lindje

Përshëndetje doktoreshë.


Kam patur datën e fundit të lindjes 1 prill. Kam një vajzë 11 muajshe, të cilën e kam lindur me stimulantë 10 ditë pas datës së fundit për lindje, në mënyrë natyrale, 4100 gram. Menstruacionet nuk më kanë ardhur më pas lindjes së parë (12.05.2010). Tani data më ka kaluar gati 4 ditë. Cfarë duhet të bëj? Doktoresha me tha para 1 jave se gjendja e femijës është e mirë. Lindja e dytë sa zgjat, dhe a mund ta përdor epiduralin? Dhe si duhet të procedoj në spital për përdorimin e tij?


Faleminderit.

Aida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida.

Meqënëse ka kaluar data e lindjes e llogaritur prej teje, dhe, kanë kaluar një javë nga kontakti i fundit me mjeken gjinekologe, të rekomandoj të kontaktosh çdo ditë deri në ditën e lindjes me të. Midis kontrolleve, mjekja do kryej vizitë gjinekologjike për të parë kushtet e qafës së mitrës, ekografi për të parë gjendjen e bebit dhe sasinë e likidit amniotik.

Lindja e dytë zgjat më pak orë se lindja e parë, dhe është e drejta tënde për të kërkuar anestzi epidurale.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti