Rreth placentës
Elvida Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvida
Në përgjithësi të dhënat e përshkruara, bashkrendohen për një shtatzëni 17-18 javësh. Meqë mjeku ka konstatuar që placenta është e vendosur poshtë, rregjimi i shtratit është i rekomanduar. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, ekziston mundësia që placenta të migrojë dhe problem të largohet. Kjo vërtetohet rreth javës së 22-të, me ekzaminim ekografik.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe kisha dashur t`ju beje nje pyetje sepse jam e shqetesuar sepse isha te gjinekologu me 23 qershor me tha qe isha 17+5 jave shtatzane me tha qe beba ishte ne rregull por placenta ishte poshte me tha qe te kem kujdes qe te pushoj dhe mos te ngrehi pesha te renda, keto jane ato qe i shtypi ne leter te lutem me trego a eshte gjithqka ne rregull e duhet te shqetesohem: RZF: poz, BPD:40, Placenta: ne murin e pasem, lengu amnial ne norme, gjestacioni: j.g, ac:117mm2, fl:25mm, fw200g. Te lutem me kthe pergjigjen sa me shpejte faleminderit per mirekuptim, moslodhjee.