Llogaritja e datës së lindjes
Nertila Doko
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nertila,
Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.
Për më shumë informata, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/llogaritja-e-dites-se-lindjes
Të uroj gjithë të mirat.
E dashur doktoreshe Mimoza, jam paksa konfuze ne lidhje me daten e lindjes e bebit tim sepse sipas perllogaritjes sipas kalkulatorit i bie ne date 22 shtator por ne fakt kur llogaris me jave me del ne fund te gushtit ose ditet e para te shtatorit, periodat e fundit me kane ikur ne 15 dhjetor edhe sipas perllogaritjeve jam tek java 29, ju lutem mund te me thoni ke te mbaj si date te sakte, bebin e kam vajze edhe kam degjuar qe vajzat lindin nje jave para? Ju pershendes, me respekt Nertila.