Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i testit të shtatzënisë

Te pyeta edhe pak me pare doktoreshe se si perdoret testi qe te dergova me foto me fal por jam shume e shqetesuar... une e futa ne njere got plastike ku urinova por nuk dilte asnje vize... pipa që thoni ju është shumë e ngushtë nuk di si ta fus urinën atje e më pas si ta vendos tek testi... të lutemmmmmmm më shpjego pak qartë?

Ana Hoxha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E dashur,

Testi nuk funksionin me gotë, merret pipa dhe me të do marrësh vetëm 3-4 pika urine, nuk ka nevojë për më shumë. Pastaj nga pipa urina hidhet në vrimën e parë të testit, dmth jo aty ku i ke vizat në foto, por te ajo e rrumbullakëta. Pas 5 minutash do shfaqen viza/t tek vrima e dytë, mvarësisht prej konfirmimit.

Shpresoj të të kem ndihmuar.

/komuniteti