Infeksionet e traktit urinar në shtatzëni
Shqipe I
(14 vite më parë)
Pershendetje Shqipe,
Infeksionet urinare gjate shtatzenise jane te shpeshta. Konsideroj se ka qene veprim i drejte qe ke bere urinokulturen dhe ke marre mjekimin varesisht nga rezultati i urinokultures. Me intereson te di se a ke bere ekzaminim ultrasonografik te veshkeve. Gjate shtatzenise ndonjehere ndodhe qe te ngadalesohet rrjedhja e urines qe mund te shkaktoje zgjerim te veshkes. Kjo mund te jep shenja qe ke ti. Bisedo me gjinekologun tend lidhur me kete problem. Ekon e veshkeve mund ta beje edhe gjinekologu. ose mund te te udhezoje qe te shkosh te mjeku urolog.
Gjithe te mirat.
Pershendetje Dr. Tani jam ne javen e 28-te te shtatzanise dhe ne pergjithesi gjithcka ka shkuar normalisht deri para 4 javeve kur panderprere kam qene nen ndikim te antibiotikeve pershkak te pranise se bakterjeve ne urine. Ne fillim me eshte shfaqur e-coli ne urine dhe kam perdorur Furolin qe sipas analizave ka qene me sensitiv ne krahasim me antibiotiket tjere dhe me perdorimin e tij simptomet me jane zhdukur si urinimi i shpeshte dhe djegja gjate urinimit. Pas disa diteve e kam perseritur urino kulturen dhe tani jam diagnostifikuar me nje bakterje tjeter te quajtur Proteus Mirabillis. Mjeku me ka rekomanduar Cefalexin dhe e kam perdorur 7 dite. Pas perdorimit te tij perseri kan filluar simptomet e njejta, urimim tejet te shpeshte, dhe djegje e lehte gjate urinimit por edhe te vjellura dhe diarre. Me rekomandoni qe serish te perseris urino kulturen apo me duket sikur antibiotiku nuk ka reaguar fare meqe une serish ndjehem jo mire jo rehat. Kisha dashur te pyes a jane shume te rrezikshme keto infeksione te traktit urinar dhe sa ndikojne ne beben. Meqe jam duke pire nonstop qajra qe e ndihmojne eliminimin e bakterjeve dhe antibiotike kohe pas kohe, pse perseri po shfaqen edhe pse kujdesi sa i perket pastertise tek une eshte ne nivelin maksimal. Faleminderit shume.