Hematoma
Marigona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marigona.
Përthithja e hematomës retroplacentare, mund të zgjasë. E rëndësishme është, që hematoma të zbrazet. Besoj se mjeku, ekografikisht i ka matur përmasat e saj të cilat vijnë duke u zvogëluar.
Ekografia/ultrazëri nuk shkakton efekte të dëmshme, tek nëna apo te fetusi. Prandaj gjatë shtatzënisë, mund të kryhen sa herë është i nevojshëm ky ekzaminim.
Uroj shërim të shpejtë dhe ecuri të mbarë të shtatzënisë.
Pershendetje dr. Mimoza.
Jam perseri Marigona, ne javen e 13, kisha gjakrrjedhje, ju tregova qe gjaku ishte i paster, po pastaj ne ditet ne vazhdim ishte ne ngjyre kafe ne te zeze, 4 dite kisha gjakrrjedhje, pastaj 5 dite jo, por tani perseri kam por jo shume dhe me ngjyre kafe, isha tek mjeku dhe akoma e kisha hematomen edhe pas 10 dite qe kane kaluar, deri kur mund te zgjase qe hematoma te humbet, dhe nje pyetje tjeter i ben deme ultrazeri fetusit, pasi kam bere shume here ultraze.
Me falni se e zgjata paksa. Ju faleminderit shume.