Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Itamelagin dhe urinimi shpeshtë

Pershendetje doktoreshe jam Jeta jam ne javen e 26 dashta me ju pyet isha dje ne vizite tek mjeku dhe me kontrolloj me gishta ne vagine dhe mi rekomandoj barnat itamelagin cdo mbemje nga 1 ne vagine deshta me dite per cfare mi ka rekomandu dhe a jane te rrezikshme me i perdor ju lutem me tregoni sa me shpejt dhe a eshte normale qe gjate tere shtatzanise kam pas urinim te shpeshte, sidomos naten? ju lutem mu pergjigjeni tani.

Pellumb Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta,

Supostat vaginale itamelagin, janë preparate të kombinuara të luftur candidozat vaginale, vaginozat bakteriale me shtame Gram ±. Mbi mënyrën e përdorimit dhe ndikimin në shtatzëni shiqo fletën shoqëruese të preparatit.

Urinimi i shpeshtë mund të vjen si rezultat i shtypjes që ushtron pjesa prezantuese e fetusit mbi fshikëzën e urinës, nuk ke përse të shqetësohesh. Por, për të heq merakun bëj një analizë urine.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti