Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosmbetja shtatzënë

Pershendetje jam Fetije Sadiku. Kam qene dy here shtatzene dhe te dyja here kam deshtuar njera ka qene abortim, arsya ka qene perdorimi i barnave te gabuara sepse se kam ditur qe kam qene shtazene Kurse e dyta here ka qene abortim spontan.  Tani ka kohe qe provoj te mbes shtatzene afer 1 viti.  Dua tju pysë se a ka mundesi te kene keto dy aborte efekte negative  e te mos mbes me shtatzene edhe pse gjinekologi im me ka then se jam mire me shendet dhe jam e gjitha ne rregull. Faliminderit shum me respekt TIja.

Fetije Hasani Sadiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fetije

Që të gjëndet shkaku i abortit spontan, rekomandohen disa ekzaminime specifike për të përjashtuar si shkak; shkaqet gjenetike, endokrine, infeksioze, imunologjike dhe sëmundjet sistemike të femrës. Nëse këto ekzaminime rezultojnë normale, atëherë të rekomandoj të bësh HSG për të vlerësuar kalueshmërinë tubare.

Pas marrjes së rezultateve, mund të gjykohet për tentativën për shtatzëni.

Të uroj fat.

/komuniteti