Rreth skuqjes në mitër
Elvane Kamberi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvane
Ndryshimi i ciklit menstrual, lidhet me ndryshime në nivelin e hormoneve. Prandaj gjinekologu rekomandon disa ekzaminime specifike për të gjetur shkakun dhe për ta trajtuar çrregullimin.
Skuqja e qafës së mitrës, mund të ndodhë si rezultat i pranisë së ndonjë infeksioni i cili nuk është trajtuar si duhet ose i ndonjë tjetër shkaku. Për këtë të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatet do ta orientojnë mjekun për trajtimin e nevojshëm. Pas trajtimit të infeksionit, bëj edhe një Pap-test për të përjashtuar mundësinë e skuqjes nga faktorë të tjerë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar kam ca probleme rreth menstruacioneve qe kater muaj nuk kam menstruacione te rregullta vetem me orgometril mundem ti bi mestracionet kur bera viziten te gjinekologu me tha se kisha edhe skuqje te madhe ne qafen e mitres a eshte ndonje rezik ju lutem me tregoni se paku shkurtimisht ju faliminderit per ndihmen pershendetje.