Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mbijeton bebja nëse lind në javën e 33?

Pershendetje, jam shtatzene dhe jam ne fund te javes 32, por uji me eshte pakesuar dhe eshte sikur te jete ne javen e 39, isha tek gjinekologu kam marre trajtim por sot serisht jam lagur, kjo me con ne lindje te parakoheshme, sa jane gjasat qe bebi im te mbijetoj dhe te jete shendosh e mire. Pres pergjigje nga ana juaj.  Ju falemiderit.

Ati Ati (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje,

Rreth 95 % të foshnjeve të lindura në këtë kohë mbesin gjallë. Shumica e tyre peshojnë nga 1.4 deri 2.3 kg. dhe duken më të dobëta nga foshnjet e lindura me kohë. Disa mund të marrin frymë vetë dhe disa kanë nevojë për oksigjen shtesë për të ju ndihmuar që të marrin frymë. Disa mund të ushqehen me qumësht gjiri apo me shishe, por ato të cilat kanë vështirësi në frymëmarrje do të kenë nevojë të ushqehen nëpërmjet tubës.

Ju uroj shumë fat.

/komuniteti