Procomil 5 mg
E B
(14 vite më parë)
Pershendetje Elona,
Procomil jepet per te vonuar ejakulacionin, Ejakulacioni i parakohshem eshte nje problem qe shkakton shqetesim te madh tek burrat duke ndikuar ne vetebesimin dhe raportet midis partnereve.
Ejakulacioni i parakohshem shfaqet kur mashkulli perjeton orgazmen me heret se sa partnerja e tij deshiron. Ejakulacioni mund te ndodh edhe perpara penetrimit ose pak pas penetrimit (futjes se penisit ne vagine). Rrjedhimisht te dy partneret mbesin te pakenaqur seksualisht. Mund te shkaktohet nga ankthi dhe stimulimi i shtuar. Mund te jete edhe per shkak te ndjenjes se fajit ose faktoreve tjere psikologjike.
Gjithe te mirat.
Ju lutem doktor mund te me ktheni pergjigje ne lidhje me pyetjen qe ju kam drejtuar persa i perket perdorimit te procomili-t 5 mg se jam shume e shqetesuar! Besoj ne mirekuptimin tuaj!!