Problemet mbas lindjes
Rina Peci
(14 vite më parë)
Pershendetje Rina,
Hemorroidet jane nje problem mjaft i shpeshte qe shfaqet gjate shtatzenise dhe pas lindjes. Shkakton dhimbje te medha dhe gjakderdhje sidomos pas defekimit. Hemorroidet jane vena te zgjeruara ku grumbullohet gjaku. Ekzistojne pomada te cilat bejne qe gjakut te hollohet dhe te qarkulloje me lehte. Ka edhe supozitore te cilat lehtesojne dhimbjen qe japin hemorroidet.
Qellimisht nuk po t'i shkruaj emrat e barnave sepse edhe po t'i shkruaj motra jote e ka te pamundur qe t'i bleje ne barnatore pa receten e mjekut. Per kete arsye i rekomandoj qe sa me pare te kerkoje ndihmen e mjekut.
Gjithe te mirat.
Pershendetje... motra ime ka lindur qe 1 jave, ka lindur normal. Mirepo i eshte shfaqur nje problem, i ka dalur zora e trashe jashte besoj qe e dini ju arsyen pse i ka dalur... dhe po ka dhimbje te medha, eshte ne Londer i kane japur antibiotika por kot po ka shume dhimbje, cfare duhet te beje? a kthehet ajo brenda vet apo cfare? Eshte shume ne siklet nuk po mund ti duroj dhimbjet. I ka dalur ne anen e djathte kogja shume si rrumbullaket thote ne forme balloni, ju lutem te me pergjigjeni sa me shpejte.