Crregullim cikli
Nina Xxx
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Në raste çrregullimi, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, i cili ndihmon në gjetjen e ditëve fertile:
http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-
Që shtatzënia të filloj, raportet seksuale duhet të bëhen në ditët e ovulacionit. Është shumë e rekomanduar që tre-katër ditë përpara, të mos kryeni raporte seksuale, sepse është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të marrin forcën dhe numrin e domosdoshëm.
Të uroj fat dhe tu plotësoftë sa më shpejt dëshira për shtatzëni.
Pershendetje doktor... Une cdo here kam pasur ciklin e rregullt pra cdo 28 dite, por qe 4 muaj po provojme me bashkeshortin per shtatzani dhe keto 4 muaj me eshte crregullluar cikli... 3 muaj me jane vonuar disa dite dmth ciklin kam pasur cdo 33-34 dite kurse kete muaj me erdhen ne diten e 29... Desha te pyes a ndikon ky crregullim qe te mos mbes shtatzene dhe pasiqe nuk po e di kur e kam ovulimin a mundem ti llogaris ne kalkulator cdo 29 dite pra per kete muaj qe te di datat... dhe per shkak te ketij crregullimi sa shpesh me preferohet te kem marredhenie pasi qe nuk po e di kur e kam ovulimin... Faleminderit shume...