Tensioni e lartë në muajin e nëntë
Anisa Ademi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
Të rekomandoj të drejtohesh menjëherë te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzëninë. Ai do të rekomandojë disa ekzaminime, të cilat do të vlerësojnë gjëndjen e fëmijës dhe vazhdimin normal të shtatzënisë deri në lindje.
Mos neglizho, sepse tensioni i lartë gjatë shtatzënisë është me pasoja.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Desha te te pyes rreth tensionit te larte ne kete jave aktuale qe jam, java e 38. Deri me tani tensionin gjithe e kam patur te ulet, si para shtatzanise si ne shtatzani mirepo ja keto dy ditet e fundit me eshte shfaqur ajo se me hyp tensioni edhe deri me 150-100, ndersa une nuk ndjej dicka perpos nje mundi ce kam. Sa eshte rrezik per bebin kjo, mu tani kur ai eshte bere gati per lindje, a rrezikohen bebi? ju faleminderit per kohen dhe ju lus per pergjigje sa me shpejte.