Ampicilini në shtatzëni dhe infeksioni
Qendresa .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Qëndresa
Përdorimi i antibiotikëve të tipit të ampicilinës në këtë moshë të shtatzënisë, është i lejuar dhe nuk njihen efekte anësore te fetusi. Dozimi i tyre bëhet në bazë të miligramëve që përmban preparati, prandaj duhet ti përdorësh sipas këshillës së mjekut që të ndjek dhe njeh ecurinë e shtatzënisë. Duhet të dish që disa infeksione, midis tyre edhe infeksionet urinare nëse nuk mjekohen ashtu si duhet, prishin ecurinë normale të shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, jam ne javen e 31+3 dite kam bere urino kulturen me ka dale keq bakterje infeksion, mjeku me tha muaj me lind para kohe mi dha keta hapa Ampicilin ato ishin 500 mg um tha mi pi nga 2 pernjehere qe mu ba 1000 mg cdo 12 ore mi perdor 7 dite a jane te demshme per beben nga 2 pernjehere mi pi? jam duke i perdor edhe vitaminat Matervit dhe magnezium. Faleminderit per pergjigjjet tuaja qe na ndihmoni.