Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e duhura pas aborteve

E nderuar, saktesisht cfare teste/analiza i preferoni ju per nje grua qe ka pasur dy deshtime te shtatzanise. Njeri deshtim ne javen 12 me zhvillim normal te embrionit, dhe nje tjeter blighted ovum. Kam deshire ta kem mendimin tuaj. Te falenderoj per pergjigjet.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale.

Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti